Për Studeniçanin kujtohet Gruevski, se ministrat shqiptarë...
Ministrat shqiptarë e kanë harruar se Studeniçani është komunë me shumicë shqiptare dhe për këtë arsye nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë kryetarit të saj, Azem Sadiki. Kjo edhe për arsye politike pasi ai vjen nga rradhët e PDSH-së.

Por ndryshe duket se po sillet kryeministri Nikolla Gruevski. Në takimin kordinues, që u mbajt ditën e hënë, me ministra, kryetarë komunash, drejtorë të ndërmarrjeve publike, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki dhe shefi i kabinetit të tij Sedat Rushidi.

Komuna e Studeniçanit po përpilon projektin me të cilin parashihet ndërtimi i burimit të ri të ujsjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm, rezervoar i ri dhe rrjet sekundar për gjithë fshatin, projekt ky që arrin vlerën në 500 mijë euro.

Në takimin kordinues Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është obliguar që këtë projekt ta fusë në buxhetin e vitit 2016 për realizim. Po ashtu është rënë dakord që nga 11 shtatori të fillohet edhe me asfaltimin e disa rrugëve të mbetura në fshatin Batincë, ndërsa në afat prej 60 ditësh Komuna e Studeniçanit është obliguar që deri te Ministria e Arsimit të dorzojë projekt për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Luboshë, për nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turq.

"Për këtë projekt Komuna ka siguruar tokën ndërtimore dhe e njejta është gati për fillimin e punimeve të ndërtimit të kësaj shkolle. Projekti që po hartohet parasheh ndërtimin e një shkolle moderne për 500 nxënës të komunitetit boshnjak dhe turq, ndërsa ne si komunë do ta dorzojmë me kohë projektin në Ministrin e Arsimit. Ky projekt parshihet të financohet dhe realizohet me mjete të planifikuara në buxhetin për vititn 2016", ka thënëm Sadiku pas takimit në qeveri.

Sipas Sadikit, shumë shpejt pritet edhe miratimi i disa projeketeve nga Banka Botërore, për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Maranë në gjatësi prej 1.4 km dhe rrugës numër 4 në fshatin Studeniçan. Këto dy projekte arrin vlerën në 260 mijë euro.

Kryetari Sadiki ka marr premtime serioze se shumë shpejt Komuna e Studeniçanit do të fillojë me procedurën e tenderimit për këto dy projekte.

"Nga 1 Tetori na është premtuar se kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski për Komunën e Studeniçanit do të sigurojë një kamion për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, në afat të caktuar të shfrytëzimit", thonë nga kabineti i Sadikit. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori