Për shtatë të dyshuar për terrorizëm kërkohet paraburgim
Edhe pse përpara gjykatës sot kanë qenë 10 persona të dyshuar për terrorizëm, për vetëm 7 prej tyre është kërkuar masa e paraburgimit.

Për 3 prej tyre është kërkuar masa e paraburgimit, raporton Kallxo.com.

Paraburgim u kërkua edhe për kryetarin e LISBA-s, Fuad Ramiqin.

Grupi i imamëve bashkë me kreun e LISBA-s u arrestuan më 17 shtator, nën dyshimin për pjesëmarrje në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes, rekrutim për terrorizëm, shtytje për kryerjen e veprave terroriste dhe thirrje për rezistencë.

Imam Enis Rama dhe Ekrem Avdiu u liruan nga akuzat më datë 25 shtator.

Edhe kryeimami i Pejës, Enes Goga u lirua nga akuzat më 2 tetor./albeu.com/
Shtuar më 16/10/2014, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori