Për shkarkimin e Zvërlevskit vendoset më 3 korrik
Propozimi i qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, është në rend dite në seancën e gjashtë me radhë të Kuvendit të Maqedonisë, e cila është parashikuar për më 3 korrik.

Shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit e rendit të ditës.
Qeveria javën e kaluar solli vendim për shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa paraprakisht Këshilli i Prokurorëve Publik pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik aktual.

Për shkarkimin e Marko Zvërlevskit është e nevojshme shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori