"Për Maqedoni të përbashkët" dorëzon dekretin për zgjedhjen e Xhaferit
"Për Maqedoni të përbashkët" ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për deklarimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Njëri nga udhëheqësit e iniciativës, të cilët janë të afërt me VMRO-DPMNE-në, Bogdan Ilievski tha se "ka disa iniciativa për t’u vlerësuar kushtetutshmëria e zgjedhjes së Talat Xhaferit".

"Ky është fillimi ka instanca tjera në të cilat do të drejtohemi në rast se Gjykata Kushtetuese shpallet si jo-kompetente.

Po përgatisim edhe një padi të madhe, kundër shumë aktorëve politik nga tre vitet e fundit në të cilën do të përfshihet shumë material, ndërkaq përveç juristëve me të cilët disponojmë, do të kyçen edhe sociologë, psikologë, filozofë dhe historian.

Luftën juridike patjetër duhet ta kërkojmë, pasi që asgjë nuk kërkojmë jashtë të drejtës dhe sistemit juridik", shtoi Ilievski.

Kujtojmë se aktivistët e kësaj partie kanë marrë pjesë në sulmin e dhunshëm të 27 prillit ku mbetën të lënduar disa deputetë dhe gazetarë, por nga kjo lëvizje i kanë mohuar të gjitha akuzat për pjesëmarrje.

Ndërkohë, nga MPB-ja në krye me Agim Nuhiun, kanë paralajmëruar se ekzistojnë prova se kush i ka dirigjuar dhe udhëhequr protestuesit, por edhe se kush i ka hapur dyert e Kuvendit që demonstruesit të papenguar të futen brenda, megjithatë Prokuroria nuk ka reaguar. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori