I vihet tritoli një banese në Durrës
Për ish ministrat e Maqedonisë së Veriut caktohet masë me paraburgim
Gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike ka vendosur masën me paraburgim 30 ditorë për ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristevski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017, shkruan Albeu.com

Në gjykatë për këtë rast ishte thirrur edhe ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski, por ai raportohet të jetë thirrur në imunitet të deputetit dhe ka lëshuar gjykantën.

Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së nesërme të kërkohet nga Kuvendi që t’i hiqet imuniteti.

Ndërkohë prokuroria ka hapur procedurë edhe për dy të arratisurit, Gruevski dhe Boshkovski. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori