Për inat të serbëve, Thaçi ulet pranë Merkelit në SHBA
Pëlqej
Liderë të shumtë botërorë, përfshirë edhe presidentin Thaçi, po marrin pjesë në ceremoninë mortore dhe varrimin e Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H.W. Bush.

Gjatë ceremonisë zyrtare, presidenti Thaçi dhe kancelarja Merkel shihen duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe të ulur shumë afër.

Presidenti Thaçi për vdekjen e ish-presidentit të ndjerë Bush, kishte thënë se bota do ta kujtojë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë.

“Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA”, kishte thënë Thaçi.
Shtuar më 05/12/2018, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori