Për herë të parë një shqiptare në krye të një institucioni financiar në Maqedoni
Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim gjate mandatit 2014-2016, Nora Aliti pritet që në javën e ardhshme të emërohet kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Këtë për AIN e pohuan burime të sigurta pranë qeverisë, të cilët thonë se, sipas procedurave të kërkuara, së shpejti propozimi për Nora Aliti për kryetare e KLV do të kalojë në Qeveri dhe pastaj duhet të kalojë edhe në parlament për t’u votuar dhe emëruar.

Nora Aliti, e cila vjen nga Komuna e Zhelinës, ka qenë një ndër deputetët më të spikatur gjatë mandatit të kaluar, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë aktive, duke u shnderruar në bartësen e fushatës së BDI-së në Komunën e Zhelinës. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori