Për emrin të përfshihet edhe publiku
Deklarata e Riker është thirrje për pjesëmarrje më aktive të BE-së dhe NATO-s në tejkalimin e kontekstit me fqinjin jugor. Kështu e ka cilësuar ish deputeti Ismet Ramadani deklaratën e Riker. Sipas tij, ai i bën thirrje pushtetit që ta trajtojë në mënyrë transparente propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic.

Ndërsa ish kryeministri Buçkovski ka thënë se situatat nuk mund të krahasohen, pasi problemi i Greqisë dhe Maqedonisë është i ngjashëm me atë të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ramadani dhe Buçkovski e theksojnë rëndësinë e pjesëmarrjes më aktive të BE-së në procesin e bisedimeve.

“Prishtina dhe Beogradi bën mrekulli dhe mendoj se kjo mrekulli u bë për shkak se ata nuk ishin në pozitë siç jemi ne. Ne kemi kontest me vendin i cili është anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe e shfrytëzon të drejtën e vetos dhe solidaritetin e anëtarëve tjerë. (1-17 ) Unë dëshiroj që opinioni të di më shumë për propozimin e fundit, mendoj se është koha Qeveria të kërkojë mbështetjen e opinionit gjatë ndërtimit të linjave tona të kuqe”, tha Vllado Buçkovski, ish kryeministër i RM-së.

Buçkovski komentoi edhe deklaratën e sotme të presidentit grek Papulas, i cili tha se Maqedonia nuk do të hy në BE dhe NATO përderisa insiston në ideologjinë e maqedonizmit, shkruan Alsat-M.

“Ne bisedojmë për zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Handikapi është se bisedojmë për emrin tonë kushtetues, kështu që patjetër duhet edhe Greqia të jetë e gatshme për kompromis nëse duam të dalim nga ky udhëkryq”, deklaroi Vllado Buçkovski, ish kryeministër i RM-së.

Deklarata e Riker vjen dhjetëra ditë para fillimit të Samitit të Bashkimit Evropian, ku do të dihet se a do t’i jepet R. së Maqedonisë datë për fillimin e bisedimeve para- aderuese në Bashkim apo vendimi sërish do të lihet për ndonjë nga samitet e ardhshëm./albeu.com/
Shtuar më 18/06/2013, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori