Meta: Çdo mur që na ndan nga Europa e Bashkuar do të shembet

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se çdo mur që na ndan nga Europa e Bashkuar do të shembet.

“Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!

Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!

Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!

Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!”, shkruan Meta në Facebook./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 10:18