Challandes nënshkruan kontratë të re me Kosovën

ernard Challandes në konferencën e sotme për shtyp, ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë edhe për dy vite të tjera te Kosova.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, në prani të gazetarëve në konferencë për media nënshkroi në mënyrë solemne kontratën e re.

Marrëveshja për kontratën e re ishte arritur javën e kaluar, ndërsa atë tekniku zviceran e nënshkroi në konferencën e parë për ndeshjet e shtatorit.

Kosova në shtator i zhvillon dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, ndaj Moldavisë më 3 shtator, dhe Greqisë më 6 shtator.

Të pranishëm në konferencë, me Challandes ishin edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, dhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala.

Sipas kreut të FFK-së, Agim Ademi, brenda 10 minutash ishte arritur marrëveshja për nënshkrimin e kontratës së re të Challandesit.

Ndërkaq, Challandes publikisht falënderoi udhëheqësit e FFK-së për besimin, pas kontratës së re.


Shtuar 31.08.2020 09:32