Për anëtarësim në BE, duhet zgjidhur çështja e emrit
Emri mbetet çështja kyçe për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksoi sot evrokomisioneri për zgjerim, Stefan Fule.

Ai këtë e theksoi gjatë debatit të organizuar me temën "Të bëjmë 2012 si vit të suksesshëm", ku mori pjesë zëvendëskryeministrja për evrointegrime e Maqedonisë ,Teuta Arifi dhe evrodeputeti dhe raportuesi për zgjerim i BE-së, Riçard Hovit.

"Çështja kyçe mbetet emri i shtetit, problem që duhet sa më shpejt të gjejë zgjidhje", deklaroi evrokomisioneri Fule, raporon Ina.

Ai ka përshëndetur takimin e zhvilluar javën e kaluar midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe atij grek Papadhimos, që sipas tij, nënkupton përtëritjen e dialogut midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Arifi deklaroi se integrimi i vendit në BE është qëllim strategjik i Maqedonisë që nga pavarësimi i saj, ndërsa kjo sipas saj, mbetet edhe prioritet parësor.
Shtuar më 06/03/2012, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori