Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke takim në Ministrinë e Jashtme, e shqetësuar për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”

Ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamici, ka zhivilluar këtë të premte një takim në Ministrinë e Jashtme, ku ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja greke ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.

Sakaq nuk ka patur ndonjë shkresë të dorëzuar nga ambasadorja por diplomatja ka ngritur shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit.

Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate bahskë me tre të tjerë në lokalin e tij, pasi akuzohet për blreje votash. Kujtojmë se Athina zyrtare njoftoi më herët se me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të dorëzojnë në ministrinë e jashtme shqiptare një notë proteste.

Reagimi i Athinës nuk u prit mirë nga Shpëtim Idrizi. Nëpërrmjet një reagimi në Facebook, Idrizi u shpreh i revoltuar për ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme Greke në çështjen e arrestimit të Belerit./albeu.com/