Për 6 muaj, 1.716 aksidente me 71 viktima
Pëlqej
Bilanci i gjashtë muajve të parë të aksidenteve rrugore nëpër rrugët e Maqedonisë është tragjik.

Si pasojë edhe të trafikut të rënduar, por edhe mosrespektimit të sinjalistikës rrugore, vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 1.716 aksidente.

MPB ka bërë me dije se megjithatë se në bilanc vihet re se ka ulje të ndjeshme të numrit të viktimave në raport me vitet e mëparshme.

Nga të gjitha aksidentet, 60 kanë përfunduar me vdekje njerëzore, duke shkaktuar gjithsej 71 viktima.

Sipas statistikave zyrtare, 1.319 aksidente kanë ndodhur në vende të banuara, ndërsa në rrugë jashtë vendbanimeve në Republikë, kanë ndodhur 397 aksidente./albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori