Për 24 orë 12 aksidente vetëm në Shkup
Pëlqej
Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 12 aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve.

Pesëdhjetë e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa një shofer nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në kalim për këmbësorë.


Shtuar më 10/05/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori