Pension 8 mijë denarë për prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta
Pëlqej
Pensioni që u premtua se do t’u jepet prindërve që janë kujdesur për fëmijë me nevojaveçanta deri në moshën 26-vjeçare, parashihet të arrijë vlerën prej 8.000 denarë.

Pensioni është paraparë të hyjë në fuqi në kuadër të ndryshimeve ligjore të ligjit për mbrojtje sociale, për të cilin, siç njoftuan nga MPPS-ja ende është duke u punuar.

“Të drejtën për kompensim afatgjatë do të ketë të drejtë ta realizojë gjithkush, i cili i plotëson kushtet të parapara me zgjidhjet ligjore, që kur e njëjta do të hyjë në fuqi. Kjo dispozitë është në fazën e përpunimit, sepse janë pranuar sugjerimet e prindërve të fëmijëve me pengesa, dhe e drejta që kishte të bënte me prindërit vetushqyes, tash do të zgjerohet te të gjithë prindërit të cilët nuk shkojnë në punë, a ruajnë fëmijë me pengesa”, thanë nga MPPS-ja.

Përndryshe, pensioni u paralajmërua më 3 dhjetor të 2018-s, gjatë Ditës Botërore të Personave me NevojaVeçanta nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

“Çdo prindër që deri në moshën 26-vjeçare është kujdesur për fëmijën e tij, nuk e ka institucionalizuar të njëjtin, do të mund të fitojë pension pas moshës 62-vjeçare për nënat, dhe pas moshës 64-vjeçare për baballarët”, tha Carovska.
Shtuar më 07/12/2018, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori