Pendarovski nervozon serbët me këto fjalë për Kosovën
Në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Politika”, Presidenti i ri i Maqedonisë Pendarovski, ka thënë vendimi i Maqedonisë së Veriut për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, është bërë në përputhje me orientimet strategjike të shtetit të tij dhe në pajtim me vullnetin e shqiptarëve që jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se pozicioni i shtetit të tij karshi Kosovës nuk ndikon në marrëdhëniet me Serbinë.

“Ne kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe e kemi bërë këtë vendim në përputhje me orientimet tona strategjike, duke pasur parasysh qëndrimin e qytetarëve të bashkësisë shqiptare, e cila është komuniteti i dytë më i madh në vendin tonë”, tha Pendarovski.

Ai në këtë intervistë ka thënë se, beson që pozita e Maqedonisë Veriore në raport me Kosovën nuk do të rëndojë marrëdhëniet me Serbinë pasi që siç u shpreh presidenti Pendarovski, marrëdhëniet Serbi-Maqedonia Veriore janë shumë më të mira pas krizës së shkurtës.

Presidenti po ashtu në këtë intervistë është shprehur optimist se do të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Shtuar më 07/05/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori