Pendarovski: Qeveria ka frikë të japë dorëheqjen
Stevo Pendarovski gjatë një takimi në Strumic ka deklaruar se “Maqedonia është para një sfide shumë të madhe”.

Qeveria nuk dëshiron të jap dorëheqje për shkak se nuk kanë fytyrë. E dinë se humbja e puhstetit do të thotë burg për ata. Krejt makineria qeveritarë është orientuar që ta dënoj liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, por kjo nuk do tu shkojë për dore”, deklaroi Pendarovski.

Pendarovski tha se Maqedonia nuk ka institucione, Prokuroria është hyzmiqar i qeverisë ndërsa gjykatat janë në shërbim të dy njerëzve.

Pedarovski thotë se zgjidhja e krizës në Maqedoni mund të jetë vetëm politike. Sipas tij për 3 deri në 6 muaj duhet të ketë qeveri teknike e cila do të përgatis terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2015, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori