Hapin e parë që presidenti i ri i shtetit, Stevo
Pendarovski e ka marrë sapo është sistemuar në rezidencën presidenciale në Vodno, ka qenë ftesa drejtuar
profesor Blerim Rekës për t’u bërë pjesë e ekipit të Pendarovskit.
Këtë e ka thënë
Pendarovski sot në takimin me gazetarë, ndërsa ka theksuar se ka qenë
profesor Reka, ish-kandidat për president, ai që nuk e ka pranuar ofertën pasi do të vazhdojë t’i përkushtohet jetës akademike.
Në këtë drejtim,
Pendarovski ka thënë se e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e
profesor Blerim Rekës si në jetën shoqërore, ashtu edhe në jetën akademike dhe politike në Maqedoni.
Shtuar më 22/05/2019,
ora 16:13