Pendarovski: Jemi në fazën e fundit të shthurjes së krizës
Kandidati presidencial i LSDM-së në zgjedhjet e kaluara për REL, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se nëse Maqedonia mundej të përballojë dhjetë vite diktaturë, nuk ka arsye të mos përballojë edhe disa muaj që më në fund të arrijmë deri te liria.

“Unë e di që ky është një dënim i madh për sa i përket sistemit ekonomik të shtetit, për sa i përket asaj që qytetarët presin në një ambient normal kur do të zhvillohej biznesi, mirëpo ne me vite, për fat të keq jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të shkaktuar nga kjo qeveri e cila është gjenerator i të gjithë problemeve në Maqedoni gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar. Dhe nuk shoh që ata mund të sillen ndryshe, për fat të keq do të vuajnë qytetarët. Unë do të kisha apeluar te të gjithë, e di që është vështirë dhe e di që shumica prej tyre mendojnë që nëse vazhdon kjo agoni, të shpërngulen nga Maqedonia, në vend që të presin ndonjë ndryshim pozitiv, por unë përsëri do tu apeloja të qëndrojnë, sepse sipas të gjithë vlerësimeve, jo vetëm të mijat, gjendemi në fazën e fundit të shthurjes së krizës politike“, ka deklaruar Pendarovski.

Në fund ai ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje të dhunshme të krizës, por ajo do të jetë institucionale./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori