Pendarovski: Ja pse BDI s'është pjesë e bisedimeve për krizën
Ish-kandidati për president Stevo Pendarovski, deklaron se BDI tashmë nuk ka vend në tavolinën e bisedimeveBruksel ku bisedohet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për krizën politike pas aferës së përgjimeve. Kjo, sipas tij për arsye se BDI mbështet Gruevskin.

Sipas Pendarovskit, kriza aktuale politike në Maqedoni është shumë e rëndë sepse ndikon në të gjitha institucionet shtetërore.

“Përderisa BDI po e mbështet Gruevskin dhe mendon se Qeveria në krye me VMRO-DPMNE po e udhëheq shtetin në drejtimin e duhur, gjegjësisht në integrimet euro atlantike, nuk mundet që për të, të ketë vend në tavolinën e bisedimeveBruksel”, tha Pendarovski për Sloboden Peçat.
Shtuar më 01/04/2015, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori