Pedagogia ironizon me BDI-në pas ngjarjes në Tetovë
Pas vrasjes së djeshme afër selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, kanë reaguar një grup i madh i intelektualëve shqiptar e maqedonas, në pozitë dhe opozitë.

Në mesin e tyre ka reaguar edhe Biljana Vankovska, pedagoge universitare e cila ka ironizuar me funksionarët e BDI-së.

Si sinonim të ironisë, Vankovska përmend BDI-në dhe evropianët.

“Po, po këto ishin evropianët! Të mirë dhe të civilizuar, të lidhur me vlerat perëndimore dhe tolerancë. Prapë amnistoni”, shkruan Biljana Vankovska në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq nga selia e BDI-së dje erdhën reagimet e para zyrtare duke u arsyetuar se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me vrasjen që ndodhi mbrëmë në Tetovë.


Shtuar më 06/04/2018, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori