PE-Maqedonisë: Në fillim marrëveshja e Përzhinos, pastaj bisedojmë për anëtarësim
Përmes rezolutës së miratuar sot në Parlamentin Evropian me 503 vota “pro” , 113 vota “kundër” dhe 45 ‘abstenim” përshëndetet formimi i Qeverisë së re të Maqedonisë.

Parlamenti Evropian kërkon nga partitë politike që të forcojnë besimin në shtet dhe në institucionet e tij.

Qeverisë së re i është bërë thirrje që të vazhdojë me reformat në sferën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, fqinjësinë e mire, si edhe të forcojë tentimet drejt integrimit në BE.

PE-ja do të mbështë fillimin e bisedimeve vetëm pasi të ketë përparim të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat tjera urgjente, thuhet në rezolutë.

Duke iu kthyer vitit 2016, PE-ja ka shprehur keqardhje për ngecjen në reformat në gjyqësi dhe ndërhyrjen politike në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Gjithashtu kanë shprehur shqetësime për ndërhyrjen dhe sulmet ndaj Prokurorisë Speciale Publike. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori