PE do të debatojë sonte rreth raprotit për Maqedoninë
Parlamenti Evropian mbrëmjen e sotme do të debatojë rreth raportit për progresin e Maqedoninisë në vitin 2013 të përgatitur nga eurodeoputeti britanik Riçard Hovit.
Rezolita e paraqitur nga Hovit reflekton situatën aktuale në Maqedoni dhe raportet ndëretnike.

Projekt–rezoluta ka nxitur debate në pjesën që ka të bëjë me gjuhët,Hovit ka marrë kritika nga eurodeputetët për qasjen e tij ndaj dygjuhësisë dhe për përdorimin e termit nacionalizëm.

Eurodeoputetët e Parlamentit Evropian do të votojnë nesër për rezolutën rreth të cilës do të diskutohet sonte.

Parlamenti Evropian edhe një herë i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian të japë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Eurodeputetët theksojnë se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e bisedimeve, edhe pse ato duhet të zgjidhen para fundit të procesit për anëtarësim. PE-ja ndjen keqardhje që Këshilli nuk e ka përsëritur formulimin e njëjtë nga viti 2012 në lidhje me Maqedoninë.

Ndërkohë PE i bën thirrje Greqisë që ta shfrytëzojë kryesimin e saj në BE për t'i dhënë një zhvillim të ri procesit të integrimit.

Ndërsa Maqedonisë i bëhet thirrje që të vazhdojë me reforma dhe t'i japë fund politikave dhe praktikave që mund të paraqesin pengesë për të ardhem e saj evropiane. Gjithashtu kërkohet arritja e përparimit në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit të BE-së.

PE-ja nënvizon se vazhdimi me anulimin e datës për negociata për anëtarësm i shkakton kushtueshmëri të rritur dhe të paparashikueshme vendit dhe stabilitetit rajonal.

Në rezolutë insistohet se të gjitha vendet kanididate duhet që të trajtohen sipas meritave. PE konsideron se kriteret nga Kopenhageni janë përmbushurdhe Maqedonia mund t'i fillojë negociatat.

PE është e shqetësuar për shfrytëzimin e argumenteve historike në debatin për fqinjët dhe kërkon progres pozitiv në kremtimin e personaliteteve dhe ngjarjeve të përbashkëta historike me vendet-anëtare të BE-së.

Vërejtje ka për prestigjin e vendit në sferën e lirisë së mediave, dhe KE është i shqetësuar për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Në rezolutë mes të tjerash ankohet për mungesën e arsimit të integruar dhe bën thirrje për mënjanim të stereotipeve, ndarjeve etnike dhe promovimit të inkuadrimit dygjuhësor në bazë të paobligueshme, Gjithashtu dënohen të gjitha llojet e ultranacionalizmit. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori