Përplasja e të rinjve me policinë në Elbasan, shoqërohen në komisariat disa persona

Policia ka zbardhur konfliktin në Elbasan ku u përfshi edhe policia e Shtetit.

“Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje…”- njofton Policia e Shtetit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje.

Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar. /albeu.com/

 


Shtuar 17.08.2021 20:43