PDSH thirrje për tërheqjen e forcave policore nga fshatrat shqiptarë
Lëvizja PDSH në një njoftim për shtyp ka kërkuar që në mbrojtje të çdo banori shqiptar, të tërhiqen forcat policore që pa asnjë shkak bëjnë presion mbi banorët e Goshincës dhe Malinës.

"Dalim në mbrojtje të gjithë banorëve të këtyre anëve ku po zhvillohet një spektakël i paparë i okupimit policor mbi fshatrat shqiptare. Spektakle të këtilla nuk do të lejojmë më të bëhen në kuriz të shqiptarëve. Në të kundërtën, nëse nuk tërhiqen forcat policore, që kanë okupuar pa asnjë shkak fshatrat shqiptare, ne si opozitë nuk do të rijmë indiferent ndaj gjithë këtij presioni policor që u bëhet shqiptarëve të asaj ane", thuhet në njoftim.


Ato ju bëjnë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave ku ka prani policore, të ruajnë gjakftohtësinë, të mundohen të zvogëlojnë qarkullimin në pjesët e rrezikuara, dhe të presin deri në tërheqjen e plotë të forcave policore. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori