PDSH: Problemet ndëretnike, rrezik për tërësinë territoriale
Partia Demokratike Shqiptare rikujtoi edhe një herë se emri nuk është problem real i Maqedonisë por marrëdhëniet e acaruara ndëretnike të cilat sipas tyre, rrezikojnë tërësinë territoriale.

"Problem real i Maqedonisë nuk është çështja e emrit. Problem real i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike ato që quhen të drejtat e shqiptarëve. Maqedonia assesi që nuk mund ta anashkalojë këtë çështje. I shfaqen për ditë ndodhitë e fundit.

Ato që rrezikojnë tërësinë territoriale të shtetit nuk është emri por janë raportet dhe marrëdhëniet e acaruara ndëretnike. Nuk mund të pretendoj dikush në Maqedoni që duke shpif një problem joekzistues të ndalojë realizimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni", deklaroi deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të shtetit që të ndërrojnë emrin. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori