PDSH: Nuk jemi prishur me LSDM-në
Nga Partia Demokratike Shqiptare për herë parë janë deklaruar zyrtarisht lidhur me zërat për prishjen e koalicionit teknik të partisë së tyre me partinë më të madhe opozitare maqedonase LSDM për zgjedhjet lokale 2013.

Zëdhënësi i PDSH-së, Agon Ferati ka deklaruar se nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk është miratuar asnjë vendim, për shkak se strukturat partiake janë të angazhuara për aktivitete tjera.

"Tani jemi të preokupuar me promovimin e kandidatëve të PDSH-së për kryetar komunash. Kemi shumë punë nëpër degët partiake në qytetet më të mëdha ku po bëhen përgaditjet për zgjedhjet. Asgjë nuk ka të vërtetë nga ajo që u tha në media për ndërprerjen e bashkëpunimit me LSDM. Kur të mbarojnë përgaditjet për zgjedhjet, atëherë do të deklarohemi edhe rreth kësaj çështje", ka theksuar Ferati, citon INA.

Informacionet jozyrtare që qarkulluan ditëve të fundit nga PDSH janë se kjo parti do të ndërpriste bashkëpunimin me LSDM të arritur nga marrëveshja e korrikut, për shkak se partia maqedonase ka rikthyer fjalorin antishqiptar dhe ultranacionalist.

LSDM ka bërë të ditur se ditëve të fundit do të ketë takim midis liderëve Branko Cërvenkovski dhe Menduh Thaçi për të vlerësuar zërat e fundit dhe bashkëpunimin midis tyre. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori