PDSH nuk do të përkrahë asnjë kandidat në Strugë
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka apeluar nga tubimi në Strugë që anëtarësia dhe militantët e PDSH-së në këtë komunë të mos përkrahin asnjërin kandidat të partive tjera për Strugën.

Ai ka theksuar se PDSH nuk mbështet zyrtarisht asnjërin kandidat dhe çdo pazar që bëhet në emër të kësaj partie është i pistë dhe çdokush mban përgjegjësi. “Ne kërkojmë mbështetje për listën e këshilltarëve të PDSH-së.

Ne nuk prononcohemi në mbështetje të asnjë kandidati tjetër. Çdokush që do të bëhet pjesë e mbështetjeve apo pazareve të pista, e mban përgjegjësin e vetë personalisht. Ju që jeni këtu militantë të PDSH, ju apelojë dhe të ju urdhëroj të rrini larg këtyre pazareve.

Të gjitha pazaret janë të fëlliqura. Unë jam sot i hendikepuar të flas për politikën qeveritare antishqiptare dhe të këqijat që i sjellë dhe do ti sjellë kjo qeverisje e Strugës.”, theksoi Thaçi.

Ai theksoi se për të mos rrezikuar përçarjen e votës, PDSH ka tërhequr kandidatin e saj./albeu.com/


Shtuar më 10/10/2017, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori