Burime pranë grupit parlamentar të Partisë Demokratike
Shqiptare (PDSH) thonë se nga shtatori priten aktivitete dinamike që do të jenë evidente në
institucionin e Parlamentit, por edhe nëpërmjet
formave të tjera të ngritjes së zërit kundër qeverisjes aktuale.
“Do t’ia tregojmë vendin këtij pushteti dhe do t’ia sqarojmë votuesit shqiptar që më në fund të distancohen nga kjo politikë e së keqes për shqiptarët në Maqedoni. Ne jemi alternativa e vetme
shqiptare, andaj do të ngremë zërin përmes
formave të ndryshme
politike”, ka thënë për “INA” një zyrtar i lartë i kësaj partie.
PDSH është aktive në Parlament me tetë deputetët e saj përballë mazhorancës BDI dhe VMRO-DPMNE. Nga kjo parti theksojnë se kuadrot e saj në
institucionin legjislativ po dëshmojnë se dinë të mbrojnë interesat
shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2011,
ora 15:45