PDSH në Qeveri, ja kush shkruan
PDSH e drejtuar nga Menduh Thaçi pritet në fillim të muajt Prill të jetë pjesë e qeverisë së Zaevit.
Burimet pranë LSDM-së dhe BDI-së thanë për news-start.info se PDSH ka mbështetur proceset demokratike për zhvillimin e vendit dhe ne besojmë se kjo parti ka kapacitete intelektuale për të qenë pjesë e qeverisë dhe të institucioneve shtetërore për të arritur qëllimet e larta për anëtarësim në NATO dhe BE.

Sipas burimeve pritet që PDSH të drejtojë disa resore kryesore në rang ministi dhe drejtorive qendrore. Siç dihet PDSH është parti e qendrës së djatht dhe mbron direkt interesat kombëtare shqiptare, ku në këtë parti mund të anëtarësohen vetëm qytetar të Maqedonisë me kombësi shqiptare. PDSH ka një kontribut të lartë në luftën e Kosovës si dhe në stabilitetin e Maqedonisë gjatë konfliktit të 2001.

Gjatë kohës që kjo parti ka qenë pjesë e qeverisë, shqiptarët kanë gëzuar të drejta të plota, zhvillim ekonomik dhe dinjitet kombëtar. PDSH është themeluese e një sërë institucionesh kombëtare në Maqedoni si Instituti për Trashëgimin Kulturore "Pjetër Bogdadi" heqjen e vizave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Intelektualët e kësaj partie ishin mbrojtësit kryesorë për mbrojtjen e origjinës shqiptare të Nënë Terezës në kohën që sllavomaqedonasit bënin lobim tek Selia e Shenjtë e Vadikanit
për përvetësimin e figurës së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza gjatë viteve 1998-2000. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori