PDSH mban kuvendin qendror të partisë
Partia Demokratike Shqiptare është duke mbajtur Kuvendin Qendror, në të cilin po diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor i cili është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe dorëzuar në kryesinë qendrore të kësaj partie.

Pas përfundimeve që do dalin nga ky diskutim, do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie.

PDSH nuk ka dhënë zyrtarisht emra të kandidatëve të cilët garojnë për t’i zënë vendin Menduh Thaçit, i cili tashmë një muaj ka ofruar dorëheqjen.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Thaçi të mbetet akoma lider i partisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori