PDSH përfundimisht ka
prishur bashkëpunimin e nisur me RDK dhe kjo është konfirmuar në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së PDSH-së.
Kryesia ka mbështetur kërkesën e anëtarit të kryesisë dhe deputetit Orhan Ibrahimi, i cili një javë më parë deklaroi se kërkon shqyrtimin e koalicionit me RDK, pas takimit të liderit të kësaj partie Rufi
Osmani me kryetarin e komunës së Strumicës, Zoran Zaev, që njëherit është edhe nënkryetar i LSDM-së opozitare, raporton Ina.
Në RDK bëjnë të ditur se nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga ana e PDSH-së lidhur me
prishjen e bashkëpunimit. Kryetari i RDK-së, Rufi
Osmani mbrëmë për TV Alfa deklaroi se për hir të interesave shqiptare dhe me synim të bashkëveprimit opozitar kishte pranuar të ulet dhe të shprehet i gatshëm për bashkëpunim me PDSH-në.
Ai mbrëmë deklaroi se nuk ka marrë ndonjë konfirmim nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi për
prishjen e koalicionit.
Shtuar më 03/02/2012,
ora 23:11