Parita Demokratike Shqiptare, forca më e madhe opozitarë në Maqedoni ka hapur fushatën elektorale me moton "Hajde me ne". Kjo parti ka zgjedhur ta mbajë tubimin promovues në fshatin Kondovë.
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, para simpatizantëve të shumtë ka kërkuar votën e qytetarëve. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të
ndalet diskriminimi i shqiptarëve.
“
Votoni kundër degradimit të shqiptarëve që po ndodh tri vitet e fundit. Duke votuar PDSH-në
votoni për të drejtat e shqiptarëve. Sytë e shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria janë të drejtuar kah PDSH-ja, ajo të luftojë kundër degradimit të shqiptarëve që po duket në shpërndarjen e parave nga Buxheti, gjatë ndërtimit të kishave. Ky degradim do të
ndalet më 5 qershor", tha Thaçi.
Ai theksoi se interesi kryesor i shqiptarëve është Shkupi dhe Kumanova.
Thaçi tha më tej se partia në pushtet BDI e ka ulur çmimin e shqiptarëve si popull dhe kjo ka kontribuar në degradimin e tyre nga maqedonasit.
PDSH në këtë tubim ka prezantuar edhe kandidatët në njësinë e parë zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2011,
ora 11:30