PDSH e quan "kriminel" Ziadin Selën
Pëlqej
Dega e Partisë Demokratike në Strugë e ka quajtur deri në "kriminel" kryetarin e komunës, Zijadin Sela.

“Ziadin Sela dhe njerëzit e tij përreth të zhytur në korrupsion dhe të kapur nga krimi sillen si persona të çartur. Së fundi njeriu i këtij Zijadin Selës përndryshe kryesuesi i këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimi pa asnjë shkak sulmon fizikisht kryetarin e nëndegës së PDSH-së në Podgorcë duke i shkaktuar lëndime serioze. Kjo mund të shihet nga vërtetimi mjekësorë si dhe denoncimi i rastin në polici”, tha kryetari i Degës së PDSH-së në Strugë, Mendi Asani.

Ai ka shtuar se kryetari i Strugës duhet të kontrollojë veprimet e tij dhe të personave që i shkojnë pas, pasi mund të përballet me denoncime.

Asani ka shkuarderi aty sa ta cilësojë Selën deri dhe "kriminel" dhe "hienë".

“Kryesia e PDSH-së dega në Strugë apelon anëtarësisë dhe qytetarëve të Strugës që të mos bien pre provokimeve nga ana e kriminelit Zijadin Sela dhe njerëzve të tij.Ashtu si rastin e parë edhe këtë rast e kemi paraqitur para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare ne vend”, theksoi në fund ai./albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori