MOTI/ E hëna rikthen kthjellimet dhe temperaturat pranverore (FOTO LAJM)

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura pranverore karakterizojnë ditën e sotme.

Vendi ynë mbetet në kushtet atmosferike të motit të qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë përgjatë zonëave të ulëta dhe bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 4 deri në 21 gradë celcius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 28 km/orë duke sjellë dallgëzim të ulët në det. /albeu.com/


Shtuar 18.10.2021 07:52