Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, ka debatuar sot për caktimin e bartësve të listave
zgjedhore, ndërsa publikimi i emrave pritet të bëhet në konventën e kësaj partie, që do të mbahet më 4 maj.
Sipas burimeve jozyrtare, Menduh Thaçi do të udhëheqë me njësinë
zgjedhore numër 6-të, Arbër Xhaferi do të jetë bartës
liste në njësinë e 5-të, ndërsa pas tij renditen Mendyh Qyra dhe Zijadin Sela.
Në njësinë
zgjedhore numër 1, për bartës
liste do të vendoset mes Mirushe Hoxhës dhe Bekim Fazliut ndërsa në njësinë numër 2, bartës pritet të caktohet, Valon Bela.
Sipas kryetarit të Kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, fjalën përfundimtare për caktimin e kandidatëve do ta ketë krye i partisë, Menduh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2011,
ora 20:10