“Shkodra, e rrezikuar nga tërmetet”, pedagogu: Pasojat mund të jenë fatale

Qyteti verior i Shkodrës, vijon të jetë i rrezikuar nga tërmetet.

Lajmin e bëjnë të ditur ekspertët, pak ditë pasi Shkodra ishte epiqendër e lëkundjeve sizmike.

Pedagogu i gjeografisë, Ervis Krymi, thotë se shqetësues është fakti se në 30 vitet e fundit janë bërë ndërtime të shumta edhe në ato zona të qytetit që janë të papërshtatshme për ndërtim për shkak të mosrezistencës ndaj tëmreteve.

Teksa flet për zonat më të rrezikuara nga lëkundjet sizmike në këtë qytet, pedagogu Krymi thekson se “Mungesa e përfshirjes të studimeve sizmiologjike dhe hidrogjeologjike në planifikimin e territorit në Shkodër në rast të tërmeteve mund të sjellë pasoja fatale”./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 14:46