PDSH dhe BDI bëhen bashkë në Studeniçan
Bashkimi Demokratik për Integrim ja ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike Shqiptare në komunën e Studeniçanit ku kjo e fundit është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Besa Rexhep Memedi.

Bashkëpunimin për rrethin e dytë e ka bërë publik vet kandidati i PDSH-së Azem Sadiku duke publikuar një foto me kandidatin e BDI-së Femi Jonuzi i cili nuk mundi të kaloj në rrethin e dytë të zgjedhjeve duke u renditur si partia e tretë në nivel lokal.

Me këtë bashkëpunim Azem Sadikut i shtohen shanset për të fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Studeniçanit.
Shtuar më 27/10/2017, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori