PDSH dënon ashpër marrëveshjen Serbi - Maqedoni
Pëlqej
Partia Demokratike Shqiptare e ka kundërshtuar marrëveshjen mes Serbisë dhe Maqedonisë për të krijuar ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Deputetja e PDSH-së, Sadije Iljazi tha se tashmë me këtë akt shqiptarët nëpër botë do të presin të zgjidhin punët e tyre, kur të punësuar në këto amabasada do jenë diplomatë serbë.

"Si pasojë e politikës nënshtruese të BDI-së në qeveri, shqiptarët e Maqedonisë përveç që përballen me serbet rrugëve, ku policët serb patrullojnë si pasojë e një marrëveshje tjetër të nënshkruar nga po kjo qeveri, tani do të duhet të përballen me ta edhe në përfaqësitë diplomatike! Kur vjen puna për bashkëpunimin me Serbinë, BDI-ja thotë që kjo na qenka politikë Skandinave, kurse kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë udhëheq politikë mesjetare të injorimit, nënçmimit dhe bllokimit!’, tha Sadije Iljazi.

Iljazi shtoi se qeveria ka zgjedhur rrugën e orientimit pan-sllavist, duke mos kundërshtuar aspak marrëveshjen që u arrit mes Daçiç dhe Popovskit për ambasadat e përbashkëta. /albeu.com/


Shtuar më 16/09/2014, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori