PDSH bëhet gati për në qeverinë?
Partia Demokratike Shqiptare, e cila pritet të jetë partneri i tretë në koalicionin qeverisës LSDM-BDI është duke përgatitur listën me kuadrot e saj që do të bëhen pjesë e Qeverisë, me largimin e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës.

Mësohet se PDSH ka mbledhur kryesinë e partisë për të përcaktuar kuadrot e saj që do të hyjnë në Qeveri, duke zëvendësuar ato të Aleancës për Shqiptarët.

Këto ndryshime priten pas situatave të krijuara dhe aleancave mes partive shqiptare për në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Marrëveshja më e fundit mes AleancësShqiptarëve dhe Lëvizjes Besa për të formuar koalicion për raundin e dytë zgjedhor vuri në pikëpyetje pozicionin e AleancësShqiptarëve në Qeveri.

Veprim ky që u pasua edhe me lajmin për vendimin e marrë mes LSDM – BDI për të përjashtuar këtë parti nga koalicioni qeverisës. /albeu.com/



Shtuar më 20/10/2017, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori