Partia Demokratike
Shqiptare ka reaguar sot, duke thënë se BDI-ja me votimin që i bëri ribalancit të
buxhetit shtetëror, ka votuar kundër investimeve në
zonat shqiptare.
“Sot koalicioni qeveritar VMRO-BDI miraton edhe një rebalanc të
buxhetit me çka edhe një herë legalizojnë vjedhjen e hises
shqiptare në buxhetin e shtetit. Neve si grup parlamentar i PDSH-së e vetmja opozitë
shqiptare me një skenar paraprakisht të përgatitur nga Ali Ahmeti e BDI, nga pozicioni i partisë në pushtet na u pamundësua që në parlament dhe para opinionit të paraqesim
problemet elementare infrastrukturore dhe
problemet tjera shoqërore në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët”, tha Bekim
Fazliu në konferencë për shtyp.
Bekim
Fazliu ka shprehur më tej shqetësimin, duke thënë se paratë e taksapaguesve shqiptarë po shkojnë për ndërtimin e projekteve kryekëput maqedonase, si "Shkupi 2014". /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014,
ora 14:45