PDSH: BDI dhe VMRO pazare në dëm të shqiptarëve
Pëlqej
Struga
Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, në një konferencë për shtyp, komentoi vendimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve (MTL) të Maqedonisë, për marrjen e një pjese të kompetencave, inspektoratit për ndërtimtari dhe urbanizëm.
Sekretari i degës së PDSH-së, Xhemal Arasllani, tha se situata politike në Strugë po merr karakterin e serialeve turke që po transmetohen në disa televizione.

“Ka më shumë se tre javë që flitet se komunës së Strugës i janë marrë kompetencat e inspektoratit të ndërtimit nga ana e MTL-së, por natyrisht që ju z. Merko, ju duhej kohë deri në shpalljen e vendimit dhe bërjen publike të saj. E kuptojmë se pse administrata e komunës e ka fshehë një fakt të tillë, por, ajo që lë vend për të dyshuar është se pse MTL-ja nuk e ka bërë publike”, deklaroi Arsllani.

Sipas tij, kjo situatë është krijuar me vetëdije. “Ju i keni hyrë bashkë kësaj pune në mënyrë që të poentoni politikisht, VMRO tek maqedonasit sepse po prish një xhami, ndërsa BDI tek shqiptarët dhe myslimanët gjoja po sakrifikon për ndërtimin e xhamisë”, u shpreh Arsllani.

PDSH apelon qytetarët që të mos bien pre e lojërave politike, që sipas tyre po i servon koalicioni BDI-VMRO-DPMNE. Kjo parti , vendimin për marrjen e kompetencave e konsideron si vendim shovinist, që prek në raportet ndëretnike dhe ndërfetare. Ndërkaq, qëllimin e tillë e konsiderojnë si marrëveshje të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për Strugën. (ina)
Shtuar më 04/11/2010, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori