PDSH akuzon sërish BDI-në për kërcënime
Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për shtyp në Strugë, ka deklaruar sërish se BDI-ja ka kërcënuar punonjësit e arsimit, administratë së komunës si dhe punonjësve të shëndetësisë.

“Informatat që ne kemi si subjekt politik flasin se BDI ka nisur me kërcënime dhe shantazhe ndaj punonjësve të arsimit, ndaj administratës së komunës, ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe gjithë elektoratit shqiptar në Strugë. Nuk kanë munguar edhe respektimi ndaj drejtorëve të shkollave dhe institucioneve të tjera publike me gjoba deri 500 euro për financim të fushatës elektorale të BDI-së”- u tha në fillim të konferencës së degës së PDSH-së në Strugë.

Në vazhdim, u tha se listës së frikës nga dënimi që do të marre nga populli BDI-ja më 5 qershor, i shtohet edhe “kokteji i famshëm me maturant” para dy ditëve në hotelin “Drim”, të organizuar nga kryetari i komunës Ramiz Merko, që është shef i Shtabit zgjedhor të BDI-së për Strugën, ku ishin edhe ish deputeti, Tahir Hani-sekretar i Shtabit zgjedhor dhe bartësi i listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 5, Arben Labënishti, raportoi Ina.

“Të tre këta autor, në kundërshtim me ligjin për zgjedhje, kanë përdorur të miturit për marketing politik. Fakti që ata janë maturant nuk do të thotë se ata janë të moshës madhore-kanë mbi 18 vjet. Aq më tepër që të gjithë këta maturant janë akoma nxënës në shkollën e mesme në Strugë dhe të njëjtit është e ndaluar me ligj që të përdoren për qëllime politike. Ftojmë publikisht KQZ-në që të marrë masa të parashikuara me ligj. Ndërsa Merkos i përkujtojmë se nxënësit shqiptar nuk kanë nevojë për koktejet e tua dhe për politikën tënde, por kanë nevojë për kushte normale për mësim që natyrisht falë teje dhe BDI-së nuk i kanë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2011, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori