PDSH akuzon: Me BDI-në më afër Serbisë
Pëlqej
Partia Demokratike Shqiptare ka hedhur akuza të forta kundër BDI-së, për 100 ditët e para të qeverisë.

“Dje shqiptarët ishin dëshmitarë edhe të një manifestimi të turpit nga ana e BDI-së, për 100 ditë të qeverisë. Dënime kapitale, burgim deri në vdekje për shqiptarët e akuzuar për rastin ‘Monstra’, dënime maksimale për protestuesit, djegie e pronave të shqiptarëve, rrahje e shqiptarëve, diskriminim i përditshëm institucional ndaj shqiptarëve, që paraqet përditshmëri dhe rutinë për qeverinë ku bën pjesë BDI. Në Samitin e NATO-s, Maqedonia as që u përmend, e lere më të flitet për anëtarësim. Të mos harrojmë që Ali Ahmeti e dha peshqesh gjuhën shqipe për në NATO, sikur shqipja të ishte pengesë për anëtarësim! As NATO, as gjuhë shqipe!”, tha zëdhënësi Luan Tresi, transmeton Alsat-M.

Për PDSH-në kjo qeverisje me BDI-në e ka thelluar akoma më shumë bashkëpunimin e Maqedonisë me Serbinë, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes të dyja shteteve për konsullata diplomatike të përbashkëta. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori