PDSH akuzon familjarët e Ali Ahmetit
Anëtarja e Partisë Demokratike, Sadije Iljazi ka mbajtur një komunikatë për media, ku akuzoi familjarë të Ahmetit si të përfshirë në afera korruptive.

"Jo vetëm se të gjithë funksionarët e BDI-së thellë kanë hyrë në krim dhe korrupsion, por po ashtu edhe familjarët e Ali Ahmetit thellë kanë hyrë në aktivitete ilegale korruptive. Ismail Ahmeti, xhaxhai i Ali Ahmetit, i cili mban pozitën e prorektorit të USHT-së, në vazhdimësi, përveç rrogës dhe harxhimeve tjera nga USHT-ja, në bazë të dokumenteve me të cilat disponojm, merr paushale të majme", tha Iljazi.


Ajo akuzoi xhaxhain e Ahmetit se po plaçkit paratë e studentëve dhe i vuri faj për gjendjen e rëndë të studentëve.
"Në vend që me këto para ta përmirësoni standardin e studentëve, ju e keni sjellë USHT në vend të 12.000-të dhe të fundit ndër universitetet në Maqedoni", ka përmbyllur deklaratën e saj, Sadije Iljazi. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2014, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori