Pavlopulos ia bën të qartë Maqedonisë që pa ndryshuar emrin s’ka BE
Presidenti I Greqisë, Prokopis Pavlopulos ka dërguar një porosi të re për Maqedoninë.

Sipas tij, s’ka hyrje në BE përderisa vazhdon të insistohet në emrin Maqedoni.

“Maqedonia është greke dhe pranimi i këtij fakti do të lehtësonte klimën politike dhe lidhjet ndërshtetërore në Ballkanin e ndjeshëm. Këtë duhet ta dijë mirë shteti fqinj IRJM dhe mos të insistohet në emra të cilat paraqesin thyerje të historisë dhe përhapjen e iredentizmit, i cili është në kundërshtim me të drejtën evropiane”, ka thënë Pavlopulos.
Shtuar më 04/03/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori