"Pasurohet" lista e ish-spiunëve, shtohen edhe 3 shqiptarë
Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka zgjeruar listën e personave të shpallur si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Në përditësimin e fundit listës prej 11 vetash i janë shtuar edhe 12 të tjerë, 3 prej të cilëve janë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Mustafa Spahiun (gazetar), Hisen Shaqiri (gazetar) dhe Rexhep Zllatku (gazetar).

Nëntë personat e tjerë janë: Trendafil Ivanovski (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese), Kiro Dojçinovski (ish-deputet), Gjorgji Përcullovski (ish-kryetar i Komunës Berovë), Milenko Gaber (ish-drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Berovë), Mihail Andreev (ish-drejtor), Kiro Leonid (ish-drejtor), Branko Temov (ish-anëtar i Këshillit Drejtues) dhe Petar Cellakoski (ish-drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Manastir).

Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka njoftuar se do të vazhdojë me publikim edhe të emrave të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2012, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori