Pastrohet shtrati i lumit Kërnjevë në Studeniçan
Komuna e Studeniçanit ka angazhuar Firmën “Tes inzhinjering” për të pastruar shtratin e lumit Kërnjevë në fshatin Studeniçan.

“Nga e dita e enjte në fshatin Studeniçan ka filluar pastrami i lumit Kërnjevë, i cili me gjatësi prej 3500 metrave kalon nëpër vendbanimin dhe tokën më pjellore-bujqësore të Studeniçanit”, thuhet në Komunikatë.

Për këtë punë Komunës së Studeniçanit i janë ndarë vetëm 4000 litra naftë nga 10.000 sa janë paraparë.

“Ne me këtë sasi të naftës nuk do të mundemi ta pastrojmë të gjithë shtratin sa është paraparë fillimisht por do të bëjmë përpjekjë maksimale dhe me një kohë të përshpejtuar që të intervenojmë në pikat më kritike të lumit, sepse ky lumë në shumë raste ka dalë nga shtrati dhe ka dëmtuar shumë pjesë nga toka bujqësore e banorëve të Studeniçanit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Studeniçanit. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2013, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori