Pasi dështoi me Zaevin, Thaçi kërkon parti shqiptare për koalicion (VIDEO)
Edhe pse Menduh Thaçi dëshironte që të bëhej kolaicion me LSDM-në, siç duket nuk ka sukses mes tyre. Pas dështimit, Thaçi hedh grepin për të çfajsuar tek shqiptarët se ai ka qenë i gatshëm, por partitë shqiptare përpos BDI-së nuk kanë dashur.

Ai në një takim me banorët e Zhelinës është shprehur se do të pranonte të bëjë kolaicion edhe ate me dy kushte:

Kushti parë është që BDI-ja mos të jetë pjesë e qverisjes së ardhshme

Që Menduh Thaçi të jetë zv.kryeministër

Këto kanë qenë dy kushtet që Thaçi ka hapur opsininon për të bërë

koalicion me cilën do parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e 12 Prillit.

Nuk dihet nëse ndonjë parti do të pranojë këto dy kushte të Thaçit, por deri tani në bllokun shqiptarë nuk ka asnjë marrëveshje mes asnjë partie politike, siç duket partitë politike shqiptare do të garojnë vet.

/TS/
Shtuar më 05/01/2020, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori