Viktima e dytë, mbytet një pushues në Durrës

Një pushues është mbytur mbrëmjen e sotme në bregdetin e Durrësit.

Viktima, një mashkull 73-vjeç, dyshohet se u mbyt, pasi u fut të lahej në det.

Policia konfirmoi se rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Ky është rasti i dytë tragjik, pas atij në Shëngjin pak ditë më parë.

Një tjetër pushues kosovar, gati i së njëjtës moshë humbi jetën sapo u fut në det, si pasojë e një ataku kardiak.


Shtuar 3.07.2020 18:17